Burri i vë flakën vetes, kalimtarët i bëjnë foto

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi, ku një burrë i maskuar si një personazh filmi i ka vënë vetes flakën.

Ngjarja ndodhi në Stamboll, në zonë në afërsi të kullës Galata, ku burri i veshur si personazhi i vdekjes në filma, lagu veten me benzinë dhe më pas ndezi zjarrin. I gjithë momenti u pa nga shumë banorët që ndodheshin në shesh të cilët nxituan për të bërë foto, e po ashtu dhe shumë fëmijë, që panë me detaje teksa burri përpëlitej mes flakëve. Askush nuk tentoi ta ndalonte apo të shuante flakët nga trupi i burrit, deri në momentin që ai ra në tokë, ku disa burra morën një fikse zjarri dhe shuan flakët nga trupi.

Burri i vë flakën vetes, kalimtarët i bëjnë foto/ Edhe

Çuditërisht burri shpëtoi mirë dhe ishte në gjendje të dëshmonte para autoriteteve. Ende nuk është zbardhur motivi se përse burri e ndërmori këtë veprim.

Kalimtarët deklaruan se nuk ndërhynë për shkak se menduan se gjithçka ishte një shfaqje, ndërsa lindën dhe shumë kritika për faktin se përse fëmijët u lejuan të shikonin skenën e rëndë.

Burri i vë flakën vetes, kalimtarët i bëjnë foto/ Edhe

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull