Vendimi i qeverisë në Britani për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda u anulua në momentin e fundit dhe kjo pas një vendimi të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e ka dënuar këtë nismë.
Mes personave për t’u dëbuar nga Anglia në Ruanda ishte një azilkërkues shqiptar dhe viktimë e dyshuar e trafikimit ka thënë për TheGuardian se ishte në një “gjendje shumë të keqe mendore” teksa po priste të hipte në fluturimin e deportimit për në Ruanda, një vend për të cilin ai tha se nuk di “asgjë”.
Ndërkohë djali shqiptar tha: “Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”.
Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.
“Jam në gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania e Madhe. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”. Burri tha se kishte menduar të vriste veten në vend që të hipte në avion.