E harroi Anwar Hadid! Dua Lipa në një romancë të re? (FOTO)

2 Minuta Lexim

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ndodhet në Itali për turin e saj “Future Nostalgia”. Teksa ndodhet atje, ylli i muzikës po shoqërohet edhe nga drejtori i markës së Valentinto, Yigit Turhan.

‘Daily Mail’ ka hedhur dyshimet se dyshja mund të jenë më shumë se thjesht miq dhe i ka fotografuar ata bashkë në Portofino.

Dua dhe Yigit shfaqen duke bërë “selfie” të dy bashkë dhe duken shumë të afërt megjithatë asgjë nuk është ende konkrete nëse kemi një lidhje të re dashurie apo thjesht miqësi.

E harroi Anwar Hadid! Dua Lipa në një romancë të re? (FOTO)

Kujtojmë që Dua vetëm pak kohë më parë u nda nga i dashuri i saj Anwar Hadid dhe së fundmi bukuroshja dha një intervistë ku dhe foli rreth ndarjes nga modeli. 26-vjeçarja theksoi se tani është e përqendruar tek vetja.

“Kapitulli i ardhshëm i jetës time është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz do thonë: “Ua Dua shkoi në darkë e vetme”. Por nuk më intereson, këtë e bëj çdo herë. Mendoj se është gjë e mirë edhe për ju ta bëni. Duhet të jeni të sigurt në veten tuaj. Kjo periudhë ishte e vështirë për mua, isha nervoze, tani jam në fazën që dua të di se si mund të jem unë me veten time. Definitivisht jam rritur”, ka thënë Lipa.

E harroi Anwar Hadid! Dua Lipa në një romancë të re? (FOTO)

E harroi Anwar Hadid! Dua Lipa në një romancë të re? (FOTO)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull