Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjezin e sotëm në autostradën Elbasan- Metalurgji. Nga përplasja “kokë më kokë” mes dy mjeteve “Ford” dhe “Jeep” ka mbetur e bllokuar në mjet drejtuesja e mjetit tip “Ford”.
Paraprakisht qytetarët në vendngjarje janë afruar për ti dhene ndihmën e parë por nuk kanë dashur ta nxjerrin nga mjeti i aksidentuar duke pritur ndërhyrjen e ambulancës ndërsa për arsye sigurie pritet edhe ardhja e zjarrfikëses.
Përplasja sapo ka ndodhur dhe në drejtim të vendit të ngjarjes është duke mbërritur policia. Aktualisht nuk dihet se kush mund të ketë qenë shkaku i aksidentit , por aksi Elbasan- Metalurgji konsiderohet problematik dhe njollë e zezë.
Nderkohë në mjetin tjeter atë “Jeep” për shkak edhe të tonazhit aktualisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Hetimet në vijim do të zbardhin edhe detajet e përplasjes.
/Faxnews