Lulash Qepuri mbeti i vdekur një natë më parë në Shkodër, pasi një atentati me armë zjarri teksa ndodhej brenda lokalit të tij në fshatin Stom Golem.
76-vjeçari u dërgua i gjallë megjithëse në gjendje të rëndë shëndetësorë në spitalin e Shkodrës, por nuk arriti ‘u mbijetonte plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, ndërsa ende nuk dihen autorët, ndërkohë në vendin ku u qëllua i moshuari u gjet një armë e hedhur në tokë.
Qepuri nuk ka qenë një emër i panjohur për autoritetet, pasi ai është arrestuar në tetor të vitit 2011, atëherë 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.
Policia i ka sekuestruar në atë kohë një armë zjarri “Automatik mod.56”, një armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.