Redon Abazi është i riu shqiptar që vdiq tragjikisht gjatë tentativës për t’i ikur policisë italiane. Ngjarja ndodhi më 7 Qershor, në kryqëzimin Gricignano d’Aversa.
Ndërsa shoku i tij pasagjer në makinë, Behar Roshi ka mundur që të shpëtojë por është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në momentin kur ndodhi aksidenti.
Gjatë arrestimit ai u ka bërë rezistencë policëve. Kësisoj gjykata ka dhënë ndaj tij dënimin me 4 vjet e 2 muaj burg për dënime të vjetra për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe shkelje të rregullave të emigracionit.
Gjatë seancës gjyqësore i riu shqiptar ka deklaruar se nuk ishte ai në timon për të shmangur fajin.
I gjithë aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë. Roshi dhe Abazi nuk u ndaluan karabinierëve të cilët u kërkuan që të ndalonin, por drejtuan makinën si të çmendur.