Fqinjët ‘nxjerrin’ zbuluar 17-vjeçarin në Mamurras/ Çfarë i gjeti policia pas kontrollit në shtëpi

1 Minuta Lexim

Një 17-vjeçar ka rënë prangat e policisë në Kurbin pasi mbante armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në Mamurras dhe kanë qenë banorët e tjerë që e kanë denoncuar adoleshentin. Pas kontrolleve në shtëpi policia i gjeti një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull