Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është thirrur në prokurori për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjet që paraprinë vrasjen e Pjerin Xhuvanit në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
ABC Neës raporton se hetimi tashmë përfshin edhe Bardhin. Prokurorët Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka kanë zgjeruar rrethin e personave që do të merren në pyetje, dhe shton se pritet që prokuroria të marrë në pyetje Bardhin, si personi kyç që ka dijeni për ngjarjen.
Deputeti Gazment Bardhi asokohe ishte kryesuesi i listës së Elbasanit dhe sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike në kohën që drejtohej nga Basha. Kryetari i PD, Sali Berisha e akuzon prej javësh Bardhin dhe Bashën se kanë gisht në vrasjen e Xhuvanit në Elbasan.