Homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, e pranishme edhe Beniada (FOTO)

1 Minuta Lexim

Në orën 10:00 të ditës së sotme kanë nisur homazhet në nder të ish-presidentit, Bujar Nishani. Miq, bashkëpunëtorë, të afërm e qytetarë të ndryshëm po zhvillojnë homazhe pranë arkmortit.

Të shumtë janë personat e politikës por jo vetëm, që po kryejnë homazhe në nder të ish-presindentit , ku ka marrë pjesë edhe mbesa e tij Beniada Nishani.

Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post covid.

Homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, e pranishme edhe

Homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, e pranishme edhe

Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.

Ndërkohë homazhet do të mbahen deri në orën 12:00 të mesditës ndërsa më pas Nishani do të përcillet për në banesën e fundit. Ish-presidenti do të prehet në varrezat e Sharrës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull