I zhdukur që prej 5 qershorit/ Gjendet i vdekur gazetari në pyjet e Amazonës

2 Minuta Lexim

Trupi i gazetarit anglez,Dom Phillips, i cili humbi në pyjet e Amazonës është gjetur i vdekur nga policia braziliane.

Autoritetet thatë se trupi është identifikuar në bazë të të dhënave dentare. Bashkë me të është gjetur dhe një trup tjetër, i cili besohet të jetë  i ekspertit indigjen Bruno Pereira, që është ende duke u ekzaminuar.

Phillips, 57 vjeç dhe Pereira, 41 vjeç, u raportuan për herë të parë të zhdukur më 5 qershor. Në fillim të kësaj jave, një i dyshuar pranoi se kishte varrosur trupat. Policia kishte shpjeguar në detaje se si u vranë të dy burrat para se  i dyshuari t’i çonte oficerët në vendin ku ishin varrosur trupat e tyre.

Vëllai i të dyshuarit, Oseney da Costa de Oliveira, gjithashtu është arrestuar në lidhje me vrasjet, por mohon çdo përfshirje. Pereira e kishte prezantuar gazetarin, i cili po shkruante një libër në Amazon, me kontaktet dhe duke vepruar si udhërrëfyes i tij kur varka e tyre nuk arriti të e në një pikë të caktuar pranë kufirit me Perunë.

Kërkimi për të zhdukurit fillimisht u kritikua nga të afërmit dhe grupe të tjera të cilët u bënë thirrje zyrtarëve të veprojnë më shpejt. Ndërsa zemërimi global u rrit kërkimi 10-ditor u zgjerua derisa përfshiu ushtrinë, marinën dhe policinë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull