Johnny Depp fiton gjyqin kundër ish-gruas Amber Heard, merr shpërblimin “e majmë” nga gjykata

2 Minuta Lexim

Johnny Depp ka fituar gjyqin kundër ish gruas së tij, Amber Heard.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se pas tri ditësh diskutim, juria vendosi në favor të aktorit duke i dhënë 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Artisti Depp paditi ish partneren për shpifje pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Heard u shpërblye me 2 milionë dollarë në kundërpadinë e saj kundër Depp. Depp nuk ishte i pranishëm pasi ishte në Britaninë e Madhe në turne me legjendën e kitarës Jeff Beck. Amber Heard tha në një deklaratë pas vendimit: “Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve.

Një mal provash nuk ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë fuqisë, ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Jam shumë e zhgënjyer. Është një kthim pas. Unë besoj se avokatët e Johnny-t ia dolën mbanë që juria të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Fjalës dhe të injoronte provat që ishin aq bindëse sa fituam në MB.

Më vjen keq që e humba këtë çështje. Por jam më e trishtuar sepse kam humbur të drejtën që mendoja se kisha si një amerikane – të flas lirshëm dhe hapur”, tha aktorja. Depp e kishte paditur Heardin për 50 milionë dollarë për një artikull të botuar në The Washington Post në dhjetor 2018, në të cilin ajo e quajti veten “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull