Johnny Depp flet pas vendimit: Pas 6-vjetësh gjykata më ktheu jetën

2 Minuta Lexim

Johnny Depp ka reaguar pas vendimit të gjykatës, duke falënderuar të gjithë mbështetësit dhe ekipin e tij për punën e madhe qe kanë bërë. Ai tha se ndihet sikur i është rikthyer jeta.

“Gjashtë vite më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua, si dhe jeta e njerëzve që për shumë, shumë vite më kanë mbështetur dhe kanë besuar tek unë, ndryshoi përgjithmonë. Gjithçka, sa hap e mbyll sytë. Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale, u ngritën ndaj meje përmes mediave, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje, megjithëse kundër meje nuk u ngrit asnjë akuzë. Këto kishin udhëtuar dy herë nëpër botë brenda një nanosekondi dhe patën një ndikim sizmik në jetën dhe karrierën time. Dhe gjashtë vjet më vonë, gjykata më ktheu jetën. Unë ndihem vërtet i përulur.”

Aktori shtoi se vendimi për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje kishte si qëllim zbulimin e së vërtetës dhe ishte një detyrim që e ndjente ndaj fëmijëve të tij, por edhe ndaj atyre që e mbështetën.

“Më e mira nuk ka ardhur ende dhe një kapitull i ri, më në fund, ka filluar. E vërteta nuk humbet kurrë,” -përfundoi Depp.

Amber Heard, nga ana tjetër, u shpreh zemërthyer pas vendimit dhe e quajti atë një hap pas për gratë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull