Nuk janë të pakta rastet kur dy dukeshat e familjes mbretërore angleze, Kate Middelton dhe Meghan Markle janë përpjekur të rikrijojnë apo edhe kopjojnë stilin plot elegancë dhe hijeshi të princeshës së ndjerë Diana.
Kështu ka ndodhur dhe këtë herë, kur dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton u bë kryefjalë e të premtes, teksa mori pjesë në garën e kuajve Royal Ascot e veshur me një fustan me pika të bardha, identik si ai që princesha ka veshur më parë.
Kate e kombinoi fustanin me pika me një kapele ngjyrë kafe të zbukuruar me lule të bardha dhe një palë vathë me perla. Princesha Diana e kishte veshur një fustan të ngjashëm për të marrë pjesë në Royal Ascot në vitin 1988.