Mbi 30 mijë maturantë testohen sot për gjuhën e huaj/ Ja çfarë rrezikojnë nëse kapen duke kopjuar

2 Minuta Lexim

Ditën e sotme mbi 33 mijë maturantë do  i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj.

31667 nxënës do të hyjnë për herë të parë në provimet e Maturës Shtetërore, ndërsa 2 mijë janë nxënës që kanë ngelur në provime vitin e kaluar. Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të maturantëve, plot 8 mijë nxënës.

Provimi nis në orën 10:00 dhe nxënësit kanë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për ta zgjidhur, pasi ai mbyllet në 12:30. Përpara se të hyjnë në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Gjithsej janë 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës, duhet të marrë minimumi 25 % të pikëve, pra mbi 15 pikë. Pyetjet janë ndërtuar në bazë të një fondi pyetjesh dhe të bazuara në ato që janë mësuar në 3 vite.

Mësuesit që kanë ndërtuar pyetjet janë ngujuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për disa ditë në mënyrë që të shmanget përhapja e kopjeve.  Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

Nëse maturanti kapet me telefon, kopje,  duke ndryshuar vendin e caktuar, duke marrë dhe dhëne informacioneve, refuzon kontrollin dhe prish qetësinë, do të penalizohet dhe do shkojë për vjeshtë.

Ndërkohë politika të forta do të ketë edhe pasi maturanti të ketë mbaruar provimin. Nuk do ti njihet nëse ka dëmtuar barkodin identifikues, nëse është marrë masë përjashtimi për të apo ka përdorur lapsa me ngjyra.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull