Notares së njohur i bie të fikët në pishinë, trajnerja e saj i shpëton jetën (FOTO)

2 Minuta Lexim

Notarja e njohur amerikane, Anita Alvarez, është me fat që është gjallë pasi i ra të fikët gjatë garës në Kampionatin Botëror. Ajo u shpëtua nga trajnerja e saj të mërkurën.

“Daily Mail” shkruan se Alvarez po garonte në finalen e garës së lirë për femra, kur ra pa ndjenja dhe u fundos në fund të pishinës në Budapest.

Trajnerja e saj, Andrea Fuentes, u hodh menjëherë në ujë dhe e tërhoqi zvarrë në vend të sigurt, duke u ndihmuar nga një burrë, emri i të cilit nuk dihet.

Nga ana tjetër, notarja erdhi në vete menjëherë pasi e nxorën nga pishina. Ajo mori ndihmën e parë dhe thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Horror në pishinë! Notares së njohur i bie të fikët

“Ishte një frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet nuk e po bënin asgjë. Isha e frikësuar sepse e pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani po shkon mirë. Anita është shumë më mirë”, ka deklaruar Fuentes më pas.

Ndërkohë ekipi amerikan i notit ishte dukshëm i shqetësuar nga incidenti i tmerrshëm dhe më pas u panë duke ngushëlluar njëri-tjetrin pranë pishinës.

“Anita është në rregull – mjekët kontrolluan të gjitha vitalet dhe gjithçka është normale: rrahjet e zemrës, oksigjeni, nivelet e sheqerit, presioni i gjakut, etj… gjithçka është në rregull”, ka shkruar trajnerja në një postim në “Instagram”.

Horror në pishinë! Notares së njohur i bie të fikët

Horror në pishinë! Notares së njohur i bie të fikët

Horror në pishinë! Notares së njohur i bie të fikët

Horror në pishinë! Notares së njohur i bie të fikët

Horror në pishinë! Notares së njohur i bie të fikët

Horror në pishinë! Notares së njohur i bie të fikët

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull