Pijet energjike ndonjëherë janë shumë të dobishme, kurse mania për to, pavarësisht nëse kemi një natë të gjatë përpara ose një ditë të ngarkuar – ndoshta nuk do të ndalet kaq shpejt. Megjithatë, është mirë të dimë për një sërë përfitimesh që do të vërejmë nëse ndalojmë marrjen e tyre në baza ditore.
Megjithëse ‘premtimi’ kryesor pas pijeve energjike është se do të jeni plot energji, energjikë, të përqendruar dhe zgjuar, ato shpesh janë sinonim i sheqerit të lartë, kafeinës së tepërt (përfshirë guaranën) dhe vitaminave të shtuara B (zakonisht B12), të cilat nuk janë ideale për shëndetin tonë.
Më poshtë janë disa nga përmirësimet befasuese që do të ndjeni në trupin tuaj nëse hiqni dorë nga këto pije:
Më pak dhimbje koke
Edhe pse dhimbja e kokës mund të jetë më e keqe në ditët e para të ndërprerjes së këtyre pijeve, ato do t’ju shërbejnë mirë në planin afatgjatë, duke përfshirë ndoshta më pak dhimbje koke. Fondacioni Amerikan i Migrenës rekomandon që njerëzit me migrenë episodike dhe dhimbje koke ditore të kufizojnë ose shmangin krejtësisht kafeinën dhe se marrja e saj ditore mund të çojë në mbipërdorim të medikamenteve për kokëdhimbje.
Një studim i vitit 2020 në revistën Nutrients hulumtoi më tej lidhjen midis kafeinës dhe dhimbjes së kokës, duke vënë në dukje se dozat më të larta të kafeinës shkaktojnë dhimbje koke dhe se marrja më e lartë fillestare e kafeinës rrit gjasat për dhimbje koke pas ngrënies. Konsideroni të reduktoni gradualisht marrjen e tanishme të kafeinës nga pijet, veçanërisht pijet energjike, dhe jini në përputhje me sasinë që pini çdo ditë.
Permisim ne tretje
Pijet energjike dhe kafeina që ato përmbajnë mund të relaksojnë ose dobësojnë sfinkterin e poshtëm të ezofagut të traktit tretës, i cili më pas mund të shkaktojë refluks acidi dhe urth. Kufizimi i marrjes së pijeve energjike mund të rezultojë në kontroll më të mirë të sëmundjes së refluksit gastroezofageal, pasi zvogëlon gjasat e regurgitimit të acidit në fyt ose gojë.
Disa pacientë me sindromën e zorrës së irrituara mund të përfitojnë gjithashtu nga ndërprerja e pijeve energjike, sepse si sheqeri, ashtu edhe kafeina në pijet energjike, mund të ndryshojnë kohën e kalimit nëpër zorrë, gjë që mund të çojë në ngërçe, madje edhe diarre.
Reduktim i ankthit
Shoqata Amerikane e Psikologjisë e përcakton ankthin si një emocion të karakterizuar nga ndjenjat e tensionit, mendimet anksioze dhe ndryshimet trupore, si presioni i lartë i gjakut.
Pijet energjike, e veçanërisht kafeina e tyre, janë të lidhura me ankthin. Një studim i vitit 2014 nga Depression and Anxiety, zbuloi një lidhje të rëndësishme midis konsumit të pijeve energjike dhe ankthit te të rinjtë.