Pique dhe Shakira drejt divorcit? Zbulohet tradhtia e futbollistit të famshëm

2 Minuta Lexim

Gerard Pique është rikthyer sërish në lajmet rozë, por këtë herë për shkak të një lidhjeje të supozuar, e cila, nëse do të vërtetohet, mund të shkaktojë prishjen e marrëdhënies së tij me Shakirën.

Sipas spanjolles ‘El Periodico’, janë zbuluar detaje të reja nga identiteti i vajzës me të cilën, Pique ka tradhtuar Shakirën.

Lorena Vazquez dhe Laura Fa, dy gazetare në ‘El Periodico’, kanë pohuar se Pique po takohej me një vajzë të re bjonde, rreth 20 vjeç, e cila është studente dhe organizatore eventesh në Barcelonë. Megjithatë, identiteti i saj nuk është bërë i ditur, të paktën tani për tani.

Sipas të njëjtave burime, Pique është parë disa herë me këtë vajzë dhe më e bukura është se Shakira e ka zbuluar.

Por media të tjera spanjolle shkruajnë se Pique e ka tradhtuar këngëtaren me mamanë e bashkëlojtarit të tij, Gavit, dhe është në lidhje me këtë të fundit prej 12-vitesh.

Shkruhet po ashtu se 17-vjeçari Gavi nuk ka qenë në dijeni të kësaj tradhtie e nëse kjo do të konfirmohej, tek Barcelona do të plaste një skandal i madh.

A do të divorcohen Pique dhe Shakira?

Pique dhe Shakira nisën të frekuentoheshin pas takimit në Kupën e Botës 2010, por nuk u martuan kurrë zyrtarisht.

Kanë qenë bashkë përgjatë këtyre 12 vjetëve. Këngëtarja kolumbiane është zhvendosur në Barcelonë për të krijuar familje, e cila është gëzuar me dy fëmijë, Milan dhe Sasha.

Megjithatë, marrëdhënia duket të jetë e tensionuar dhe prindër të tjerë në shkollën e fëmijëve të tyre kanë deklaruar se Shakira dhe Pique, prej kohësh nuk janë parë duke marrë fëmijët së bashku.

Madje thuhet se Shakira i ka çuar fëmijët në Ibiza për pushime familjare në maj, por Pique nuk iu bashkua.

Besohet se futbollisti jeton vetëm në një apartament, madje supozohet se ishte në Andorra kur u publikua lajmi i El Periodico.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull