“Policët bënin humor”, babai i 20-vjeçares nga Librazhdi zbardh detajet e rënda

2 Minuta Lexim

Në prononcimin e tij për News24, babai i vajzës 20-vjeçare nga Librazhdi e cila u kap mat me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra ka traguar te tjera detaje tronditëse nga shtëpia e vajzës, por edhe komisariat.

Ai thotë se policët bënin humor me vajzën e tij, ndërsa në momentin që ka shkuar në komisariat e ka para vajzën duke shkulur flokët nga tronditja.

Atë e dinin vetë atë. Ndoshta s’ju pëlqente nusja. Se di. Nuk i pëlqente më siç duket. Djali ishte në emigrim, më tepër ishte i lidhur me nënën. Dhe kështu ndodhi.

Kur erdhën më morën me makinë, më thanë; ça ka vajza, është sëmur apo ka vdekur? më tha xhaxhai i djalit se; do e marrësh vesh se ça ka ndodhur. Kush shkuam atje, më tha vjehrri; ‘që shiko ça ka bërë vajza jote’. E shoh vajzën të zhveshur, me një copë peshqir të mbuluar. Më ra të fikët. Atë e kishin rrethuar nja 10 veta, atë djalin.

U mata ta godas. Vajzën e kanë ndarë veç. Punonjësit e policisë kanë bërë humor me të. Përse u akuzove i thoshin?! Bënin humor me vajzën time. Erdhi një makinë dhe e mori vajzën dhe dëshminë e bëri pa praninë time.

Ia keni prerë flokët vajzës?

Jo absolutisht. Vajzën kur e kam parë nga xhami i komisariatit, vajza shkulte flokët. Vajza ishte e tronditur. Nuk i flisja si fillim, i thash nënës; jepi bukë. U bë ça u bë tani e kemi vajzë. Kur plasën rrjetet sociale, kur u shpërndarë videot, aty mori përmasa të tjera ngjarja. Unë s’do e çoja atje vajzën. Do e çoja në Tiranë vajzën te doktori, pasi e kishin goditur edhe në kokë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull