Samanta Karavella i jep fund beqarisë(Foto)

2 Minuta Lexim

Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella është gjithnjë në qendër të vëmendjes! Mirëpo, ajo gjithnjë e ka mbajtur shumë të fshehtë jetën e saj romantike.

Së fundmi, është zbuluar një detaj lidhur me jetën personale të saj. Mësohet se Samanta i ka dhënë fund beqarisë.

Burime për “Iconstyle” zbulojnë se Samanta është fejuar në 29 dhjetor 2021.

Më poshtë, gjeni edhe fotot!

“Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social Instagram

Më herët, u tha se artistja është në një romancë me një djalë shqiptar, që jeton në SHBA.

Gjithashtu edhe një foto e tyre u publikua pak kohë më parë, e cila është fotoja e para publike e çiftit. Imazhi është shkrepur gjatë një eventi familjar.

Nga ana tjetër, projektet muzikore nga ana e Samantës nuk mungojnë asnjëherë.

Karriera e saj muzikore po ecën tepër mirë, duke qenë se në vitin që lamë pas nisi punën për një album të ri të quajtur, “Mama”.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një projekt muzikor rreth një muaj më parë që titullohet “E vogla”.

Sa i takon jetës private, Samanta gjithnjë ka qenë e fshehtë dhe shumë e rezervuar, duke mos rrëfyer asnjëherë detaje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull