Shfaqet i veshur me fustan, të gjithë sytë te djali i Madonës (FOTO)

2 Minuta Lexim

Djali i këngëtares së famshme Madonna, David Banda, i ka habitur të gjithë me paraqitjen e tij të fundit. Ai u shfaq i veshur me një fustan të kuq nga koleksioni Adidas x Gucci.

16-vjeçari ishte duke marrë pjesë në ndeshjen për kampionatin botëror të peshave të lehta WBA në Barclays Center në Brooklyn me nënën e tij gjatë fundjavës.

Të gjithë sytë ishin tek aadoleshenti teksa kalonte në qendër me një fustan të gjatë deri në dysheme nga koleksioni luksoz. Për të kompletuar pamjen sportive,Davidi shtoi gjerdan argjendi, një çantë dore të zezë dhe syze dielli. Ai dukej elegant ndërsa ecte dorë për dore me nënën e tij.

Shfaqet i veshur me fustan, të gjithë sytë te djali i

Veshja u frymëzua nga një fustan i krijuar në bashkëpunim me stilisten Laura Whitcomb të Label NYC në vitin 1993. Madonna dukej po aq bukur me tuta të zeza Adidas. Ajo kishte syze dielli dhe i mbajti flokët drejt. Ajo ka kompletuar look-un edhe me zinxhirë rreth qafës.

Nga ana tjetër, Banda nuk është i vetmi që ka pëlqyer fustanin unik të kuq pasi Jodie Turner-Smith ishte fotografuar më parë me të njëjtën veshje. Gucci do të publikojë koleksionin e tyre më 7 qershor nëpër dyqane të zgjedhura dhe në internet si në faqen e Gucci ashtu edhe në faqen e Adidas. Këngëtarja Madonna dhe djali i saj dinë si të tërheqin vëmendjen me pamjen e tyre dhe kurrë nuk zhgënjejnë.

Shfaqet i veshur me fustan, të gjithë sytë te djali i

Shfaqet i veshur me fustan, të gjithë sytë te djali i

Shfaqet i veshur me fustan, të gjithë sytë te djali i

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull