Pas publikimit të bashkëpunimit të tyre, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti, kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak se janë dukur shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Një ditë më parë, Ron festoi ditëlindjen, ku nuk munguan urimet nga fansat, miqtë dhe kolegët. Mes tyre vihen re urimet e çiftit Dafina Zeqiri-Dj Geek, me të cilët Roni bashkëpunon edhe në projekte muzikore.
Por ndjekësit e tyre vunë re se Semi nuk e ka uruar, të paktën publikisht. Këngëtarja e dashur për publikun nuk ka bërë ndonjë postim në rrjetet sociale për t’i uruar ditëlindjen këngëtarit kosovar, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në këngën e saj të fundit “All your lovin.”
Që pas publikimit të kësaj kënge, Semi dhe Ron janë komentuar për një romancë mes tyre. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që dy këngëtarët kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”