Vodhi shtëpinë e Benzema, ish-kreu i Ujësjellësit Kurbin përballet me drejtësinë spanjolle

1 Minuta Lexim

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar në fillim të muajit Maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për t’u përballur me drejtësinë.

Sipas Klan nese pas përfundimit të afatit të paraburgimit 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat ndërsa vijojnë proçedurat për ekstradimin drejt shtetit spanjoll.

Menjëherë pas arrestimit, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh. Gjatë kësaj kohe, Prodani ka qëndruar në burgun e Kurbinit me qëllim ekstradimi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull