Vrasja e të riut shqiptar në Angli, detaje për arrestimin e një personi bashkë me një vajzë

1 Minuta Lexim

Mediat britanike publikuan të tjera të dhëna mbi vrasjen e një të riu nga Elbasani vitin e kaluar në këtë vend.

Shtetasi i arrestuar për vrasjen e Armend Xhikës në Sheffield në 13 maj të vitit të kaluar është Luigi Antonacci.

24 vjecari BRADFORD u arrestua të premten dhe akuzohet për vrasjen me thike të Armend Xhikës,

Luigi Antonacci, do të dalë sot para Gjykatës së Magjistraturës së Sheffield.

Xhika, i cili ishte 22 vjeç, pësoi plagë të shumta me thikë, pas raportimeve për një përleshje mes disa personave në Earl Marshal Road, Burngreave në 13 maj të vitit të kaluar.

Disa persona u plagosën në këtë ngjarje, ndërsa I riu shqiptar Xhika u paraqit në spital në mbrëmje por nuk arriti të mbijetojë.

Vec Luigi Antonaccit, efektivet arrestuan gjithashtu një grua 21-vjeçare nën dyshimin se ka ndihmuar autorin e dyshuar në këtë ngjarje.

Megjithatë vajza do të hetohet në gjëndje të lirë.

Më heret policia kishte arrestuar sit ë dyshuar për këtë ngjarje edhe dy shtetas të tjerë, mes të cileve edhe shqiptari Mentor Selmani.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull