Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarët/ Rithemelimi mbledh sot Kryesinë

1 Minuta Lexim

Komisioni i Rithemelimit do të mbledhë sot në orën 14:00 Kryesinë, ku Sali Berisha do të dorëzojë kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike.

Më pas në orën 17:00 Rithemelimi do të zhvillojë votimet.

Kryesia e Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 14.00 për të miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha për Sekretar të Përgjithshëm, Nënkryetarë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike.

Më pas, mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar këto kandidatura do të jetë në orën 17.00 ne Selinë e PD!” thuhet në njoftim.

Më 28 maj Rithemelimi zgjodhi 20 anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë Demokratike, ku deputeti Belind Këlliçi doli më i votuari. Pjesë e Kryesisë u bë edhe Jozefina Topalli por edhe deputetja Ina Zhupa, e cila iu bashkua Berishës në Kuvendin e 30 prillit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull