“33 kapituj për Shqipërinë” Kryenegociatori i Shqipërisë me BE: Çfarë ndodh nëse nuk respektohen afatet

3 Minuta Lexim

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, tashmë Shqipëria duhet të përmbush 33 kapituj që të jetë gati për në Bashkimin Europian.

Kryenegociatori Zef Mazi duke folur për 33 kapitujt që duhet të plotësojë Shqipëria u ndal edhe tek pika kryesore. Ato janë, kapituj që kanë të bëjnë me pavarësinë e Drejtësisë, Sundimin e Ligjit, Shteti i së Drejtës, apo të Drejtat Themelore të Njeriut.

Sipas Mazit, është hera e parë që BE aplikon një metodologji për të ndarë në grupe kapitujt. Ai shtoi se BE do të vendosë edhe afate për kapituj të caktuar.

“I gjithë ky grup negociatorësh do të shkojë në Bruksel. Do pyeten se ku jemi sot. Do shpjegojnë se ku duhet të fokusohemi. Se për herë të parë kjo metodologji do të përdoret për Shqipërinë, më parë nuk ka pasur grupe kapitujsh. Se me Malin e Zi janë hapur 33 kapituj njëherësh. Kjo është bërë për të dhënë një orientim politik dhe për besueshmëri. Për ulje burokracish dhe për ulje afatesh. Do të ketë afate. Së pari janë objektivat e hapjes së negociatave. Afatet për hapjen, afatet për punën që ti ke ecur. Edhe afatet për të përmbyllur. Nuk mund të themi që kemi tre apo gjashtë afate.” tha Zef Mazi.

Mazi ka theksuar se nëse nuk plotësohen, afatet e përcaktuara, negociatat do të shtyhen. Kryenegociatori shtoi se mund të ndodhe edhe më keq, bërja e hapave prapa, kjo sipas tij do të sillte edhe një pezullim të negociatave.

“Do të jetë e vështirë për ta thënë se sa do të na duhet. Nuk do të ketë imponim se afatet do të vendosen në konsultim me ne. Nëse nuk plotësohen afatet do të shtyhen negociatat. Ndaj as më mirë të përgatitemi aq më shpejt do të mbyllen kapituj të veçantë. Një shtet kandidat mund të ngec në vend. Dhe Komisioni i propozon Këshillit për pezullim negociatash. Ka një më të rëndë nëse ka kthim mbrapa në ecuri. Një shtet që bën hapa mbrapa në një çështje, Komisioni i propozon këshillit të fillojë nga e para. Do shumë kujdes, por duhen plotësuar nuk ka më hapësirë për hezitime” tha Zef Mazi.

/abcnews.al/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull