Agallaret e vendit tim!

5 Minuta Lexim
Nga Ymer Nuka
Ju qe edhe cilesimi ju pelqen allaturka, se keshtu e plotesoni deri ne detaje portretin tuaj, si nje atavizme e një periudhe te larget. Po nuk paska rendesi, nese “de jure”vitet kane mbushur mbi nje shekull e sistemi feudo-borgjez ka perēnduar, perderisa “de fakto” akoma qendron ne horizont , madje po me duket i rilindur mentaliteti i agallekut dhe bejlerllekut, i hankove dhe bejlericave te lindura per qejf. U bene tre dekada qe sfidojme sistemin e kaluar, qe mbante ne drejtimin e vendit ca “pleq”. Ne sot nuk kemi me “pleq te mençur e te urte”, se ata i kemi zevendesuar me politikane latentë, pa merita e pa pervoje, vetem sepse keta te fundit na paskan mbaruar ndonje Kembrixh apo Haward. Ja kaq mjafton per te drejtuar ministri e digastere te rendesishme te qeverise e te shtetit! Personalisht asnje prej ketyre protagonisteve, antare te kabineteve , nuk kam pare, apo degjuar te jete i thjeshte dhe i perkore me buxhetin e shtetit. Keta bij, apo bija plangprishese, nuk kane sesi te shkojne deri ne banjo me makine e me sherbetore nga pas, se saper justifikimin e sherbimit nuk e kane fare problem. Ketu nuk eshte thjesht çështje, karburanti, sesa i shfaqjes perpara publikut te nje modeli ndryshe, i cili vlereson ne detaje djersen e popullit. Ju k/ministra, ministra apo drejtore drejtorish dhe funksionare te bazes, qe rendni ne nje gare te paskrupullt, kush e kush “te shaloje” makinen me luksoze, te banoje ne vilen me te bukur, te prenotoje hotelet me te shtrenjte, e bileta avionesh te kategorise VIP, a thua se po na beni veze te kuqe duke udhetuar shtet me shtet e kontinent me kontinent! Edhe pse beni jeten më ekstravakante, na shiteni sikur e meritoni, se jeni me demek elite intelektuale, me diploma allasoj e me mastera e tituj akademike, pra mbaheni se jeni te suksesshem, deri dhe te pazevendesueshem. Por populli nuk ha bar. Populli ka sy e vezhgon dhe ben llogarine nge më nge. Vjen shpejt dita, siç erdhi per disa, qe do tu numerohen zullumet nje me nje. Shiriti i “drejtesise se munguar” regjistron ore e çast, ndersa ju broçkullisni me hipokrizi dhe cinizem per perkushtimin tuaj, se gjoja po sakrifikoni per te shtuar te ardhurat ne buxhet. Administrate e fandaksur e mbushur me agallare te rinj dhe me mentalitete te vjetra, te kapardisur dhe rehatuar neper saraje qe kushtojne miliona.
Nje prerje jeni te gjithe, se shkolla e hajduteve dhe korrupsionit tashme eshte e ligjeruar, ndersa ndershmeria dhe perkushtimi ndaj Atdheut kane dale “demode”.
Bie fjala, per ministrin e Bujqesise e Ushqimit, nuk ka rendesi, nese populli e leron token me gomar, rendesi ka qe te mos ndjehet ngushte dhe e pavleresuar prapanica e tij, ne sediljen e nje marke te rendomte makine. Keta agallaret e sotem te opozites apo te pushtetit qofshin, kur zbresin ne popull, shfaqen te rrethuar me dyzina, servila e kopila, militante e gjoja kompentente, qe shesin p…. dhe marrin poza qehallaresh. Ka kosto teper te rende kjo politike allaturka. Nga ta nisesh thuaj?! Na mbyten dhe “hankot” e politikes, qe ne vend te rrezatojne thjeshtesi vajzash dhe nenash Shqipetare, zbresin mbi kurrizin e kerrusur te popullit e bejne sfilata mode! Nje çante “Guci”, nje tjeter “Armani”, parfume e me the te thash, ndersa ateliete e konfeksioneve te mbushura plot e perplot me skllever, qe thithin aromat vdekjeprurese, dhe kerrusen mbi makinat qepese, sikur te jene ne moshen e trete. E presim ne te civilizohemi, kur ky vend ende drejtohet me nje mentalitet agallaresh dhe hankosh te dale mode.
Thjeshtesia mbi te gjitha, ja ky duhet te jete kushti themelor dhe parimi baze i administrimit te nje shteti!
Kjo zonja ne foto edhe pse eshte ne funksionin e ministrit te punes ne Shtetin Suedez, eshte ulur ne stol duke pritur trenin e radhes!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull