Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një koment të shkurtër për protestën e thirrur nga Partia Demokratike pasditen e së enjtes.
Para nisjes së aktivitetit që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë, kryediplomatja u shpreh se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë, por shtoi ajo, e rëndësishme është që të zbatohet ligji dhe që protesta të jetë paqësore.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.