Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimin e ri për naftën, benzinën, ndërkohë që për gazin tarifa mbetet e njëjtë.
Siç shihet dhe nga shifrat, çmim i benzinës është ulur me 3 lekë, ndërsa i naftës me 2 lekë.
Si ka ndryshuar çmimi
-Çmimi dje i naftës ishte 240 lekë/litri dhe sot është 238 lekë/litri
-Çmimi i Benzinës ishte 221 lekë/litri dhe sot është 218 lekë/litri
-Çmimi i gazit ishte 69 lekë /litër dhe sot ngelet i pandryshuar
Bordi i Transparencës në datë 15 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.