Athina është ‘pushtuar’ nga protestues të dhunshëm ditën e sotme, ku grupet anarkiste kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit grek.
Protothema.gr raporton se protestuesit kërkojnë lirimin nga burgu të një prej anarkistëve më të njohur grek, Janis Michailidhis.
Këshilli Penal i Amfisës refuzoi sot kërkesën për lirimin e anarkistit Janis Michailidhis.
Sipas videove të shpërndara ne mediat greke marshuesit u përfshinë në incidente të dhunshme, me policinë që u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, kimikate dhe ujë me presion.
Protesta u mbajt edhe në rrugët kryesore të Selanikut.
Demonstruesit fillimisht u mblodhën pasdite në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Agia Sophia, në shenjë solidariteti me Michaelidis dhe pak pas orës 21:00 nisën marshimin në qendër të Selanikut.