Dasmë ëndrrash, ish-sulmuesi i Real Madrid shpenzon qindra mijëra euro për t’i plotësuar dëshirën partneres

1 Minuta Lexim

Është folur dhe shkruar shumë për dasmën e Jese Rodriguez dhe Aurah Ruiz. Futbollisti i cili sapo është transferuar në Turqi për të luajtur të paktën një sezon në radhët e Ankaraguci-së së sapo ngjitur në elitë, nuk kurseu asnjë shpenzim për t’i ofruar gruas së tij një ditë ëndrrash.

Ndërsa mediet bëjnë me dije se fatura e dasmës ka shkuar shumë, në përputhje me stilin e lartë të jetesës me të cilin janë mësuar të dy.

Dasma, e cila filloi në Perchel Beach Club të David Silva-s, me ceremoninë dhe më pas u mbyll në Lopesan Baobab Resort me darkë, kap shifrën e 600,000 euro. Në total, ishin 150 të ftuar, me çiftin që nuk u kursye për ta bërë ditën e tyre sa më të bukur.

Jese Rodriguez ka veshur fanellën e Real Madrid, Paris Saint-Germain, Stoke City, Real Betis, Sporting de Portugal apo Las Palmas, prej të cilave supozohet se ka një llogari të madhe bankare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull