Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar pamjet nga kontrollet e SPAK-ut në banesat e ish-anëtarëve të muxhahedinëve, në Tiranë.
Siç shihet nga foto, SPAK ka kontrolluar gjithçka në banesat e tyre, të cilët dyshohen si pjesë e celulës që do të kryente sulme terroriste ndaj anëtarëve të MEK, në Manëz.
Pamjet tregojnë se si hetuesit e SPAK kanë lëvizur çdo gjë në shtëpitë e tyre, duke bërë gjithçka rrëmujë, duke nxjerrë rrobat nga valixhet.