HOROSKOPI – Parashikimi i yjeve për ditën e sotme e martë, 19 korrik 2022

3 Minuta Lexim

Dashi: Mos këmbëngulni nëse shihni që ndjenjat nuk janë reciproke dhe shijoni emocionet e momentit. Kujdes nga xhelozia. Në punë, çdo problem, qoftë edhe burokratik, tashmë mund të zgjidhet!

Demi: Afërdita është në anën tuaj, ndaj lëreni veten të shkojë pas ndjenjave dashurore. Në punë, marrëveshjet janë të mira: tani mund të ktheheni në lojë dhe të buzëqeshni sërish pas një periudhe të vështirë!

Binjakët: Hëna është në anën tuaj, së shpejti diçka e bukur (dhe e re) do të mbërrijë në jetën tuaj sa i përket aspektit të dashurisë. Në punë, keni një avantazh: kapeni!

Gaforrja: Në dashuri, përpiquni të shmangni tensionin dhe të keni iniciativë. Forca! Në punë, qielli është premtues: njoftime të rëndësishme pritet të vijnë ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit!

Luani: Ata që janë bashkë prej kohësh po mendojnë për një të ardhme. Në punë keni një dëshirë të madhe për të bërë dhe tani mund t’i përkushtoheni asaj që ju pëlqen më shumë!

Virgjëresha: Mundohuni të sqaroheni me një person: në aspektin e dashurisë duhet të bëni përpara, favorizohen takime të reja. Në punë, ju dini si të dilni nga çdo situatë, në sajë të intuitës suaj të madhe!

Peshorja: Hëna, më në fund, nuk është më në dizavantazh, ndaj në dashuri duhet të gjeni gjuhën e përbashkët. Në punë, mund t’ju duhet të debatoni pak për të marrë atë që dëshironi: favorizohen takimet!

Akrepi: Epo dashuria është në sprovë, këtë të martë 19 do t’ju duhet të verifikoni ‘forcën’ e një marrëdhënieje. Në punë, një projekt duhet ndryshuar, por asgjë nuk ju tremb. Dhe do të jeni në gjendje të bëni gjithçka!

Shigjetari: Në dashuri ju është dashur të merreni me cic-mice të vogla, por tani keni gjithnjë e më pak durim. Në punë, përpiquni të flisni dhe t’i besoni vetes më shumë: heshtja vetëm sa do të shtojë keqkuptimet!

Bricjapi: Në dashuri përpiquni të jeni të kujdesshëm dhe të mos mendoni për të kaluarën. Në punë është më mirë të jesh kursimtar dhe të mos shpenzosh shumë para!

Ujori: Sfera e dashurisë duket e mirë me Jupiterin, Hënën dhe Venusin që janë në anën tuaj: lëreni veten të shkojë pas emocioneve të mëdha. Në punë, zhvillime të reja janë në rrugë e sipër!

Peshqit: Pjesa qendrore e javës në dashuri premton gjëra të mira: paqe rreth datës 21. Në punë çdo telash i nisur rreth datës 11 do të shpërbëhet: forca!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull