Dashi
Marrëdhënia në çift do jetë edhe më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka që iu shqetëson dhe së bashku do arrini të zgjidhni çdo gjë.
Demi
Ditë shumë e zymtë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do arrini dot të flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë të thellohen.
Binjakët
Asnjë planet nuk do mund ta turbullojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i fortë që mund të përballoni çdo lloj sfide.
Gaforrja
Edhe për ju kjo ditë do jetë mjaft e vështirë. Do keni shumë debate me atë që keni në krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqarët do vazhdojnë të jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk do kenë shumë fat.
Luani
Të dashuruarit do jenë të gatshëm të bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa më mirë me personat që kanë në krah. Beqarët do kenë takime pafund dhe do mund të zgjedhin cilin person të duan.
Virgjëresha
Nuk do kuptoheni shumë mirë me atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të debatoni. Ju do jeni me kokëfortët në fakt sepse ai do bëjë edhe ndonjë lëshim.
Peshorja
Do jeni shumë besnikë ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu bëjë dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria pe ratë që keni në krah kalon çdo kufi.
Akrepi
Do keni shumë rivalë në dashuri gjatë kësaj dite kështu që mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjatë gjithë kohës. Në planin financiar duhet të jeni më të arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim të tepruar.
Shigjetari
Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i mirë sot për jetën sentimentale të çifteve. Do jeni më të dashur dhe me tolerantë me personin që keni në krah prandaj lidhja juaj do marrë një drejtim edhe më pozitiv.
Bricjapi
Jeta në çift do jetë shumë e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin më të vogël me personin që iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdojë të jetë pika juaj më e fortë.
Ujori
Dita e sotme do jetë një nga më të bukurat e këtij viti. Do kuptoheni më së miri me personin që keni në krah dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes.
Peshqit
Ditë pozitive kjo për gjithë të dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël më te.