Udhëzuesi i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se ekzistojnë shumë gjini, jo vetëm mashkull dhe femër.
Organizata i kishte ndryshuar manualet e saj edhe më parë në vitin 2011, kur vendosi ta quante seksin ose gjininë një koncept më të gjerë që nuk ekziston në një binom por në një spektër, që ka mashkullin dhe femrën në një anë, dhe shumë gjini të tjera të ndërmjetme në mes.
Por, udhëzuesi i ri do ta çojë këtë koncept një hap më tej sipas OBSH, duke shpejguar se seksi nuk duhet të kufizohet vetëm tek këto 2 gjini por se ai “shkon përtej mashkullores dhe femërores”.
“Ne do të fokusohemi në shtrirjen e konceptit duke parë rolin që luan gjinia mbi dinamikat e ndryshme të pushtetit apo hierarkitë e privilegjit dhe disavantzhet të cilat ndikojnë tek pabarazia dhe pasoja të ndryshme shëndetësore tek njerezit,” – lexohet në websiti-in e OBSH.
Shumë ekspertë e kanë kritikuar këtë levizje të re duke e quajtur atë problematike.
“Ky është një kundërshtim i ligjeve bazë të biologjisë – dhe një gabim,” – tha Jenny Gamble, profesore në Universitetin Coventry, e cila shtoi se “Biologjia është një faktor kryesor në përcaktimin e shëndetit dhe sëmundjeve, dhe tek meshkujt dhe femrat ndryshimet biologjike janë të qarta dhe të theksuara.”
“Duke mos qenë të qartë rreth koncepteve bazë të biologjisë ne i hapim derën një sërë problemesh, që përfshijnë një komunikim shumtë të dobët mjekësor por edhe të dhëna të gabuara,” – tha Gamble.
Një tjetër profesore në Universitetin e Sidneit, Dr. Karleen Gribble, thotë se nuk ka “asnjë provë shkencore që të sugjerojë se ekzistojnë më shumë se dy sekse”.
“Në të kundërt, ideja që ka më shumë se 2 sekse është postmoderne, joshkencore dhe krijon vetëm konfuzion të panevojshëm që OBSH nuk duhet ta mbështesë,” – shtoi ajo.