Ka nisur me debate seanca e fundit parlamentare për këtë sesion. Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj iu drejtua kryeparlamentares Lindita Nikolla se po gënjen në lidhje me projektrezolutën e dorëzuar në Kuvend për luftën në Kosovë.
REPLIKAT:
Nikolla: Tërhiqe mbrapsht atë fjalën “gënjen’.
Alibeaj: Aty e ke butonin shtype kur të duash me dorën e tij që ke aty poshtë.
Nikolla: Shih punën tënde si time e bëj vetë.
Alibeaj: Kam kërkuar që në atë rezolutë të parashikohet edhe njohja e genocidit serb në Kosovë. Kaq! Ju keni paraqitur një projekt-rezolutë për raportin e Dick Martit. Por shkaku cili është? Genocidi serb! Pse ke frikë të votosh dhe pse ke frikë ta përmendësh. Kush je ti që heq të drejtën për të paraqitur amendamente?
Je duke bërë shkelje shumë të rëndë dhe je duke gënjyer përsëri. Sepse isha në komisionin e Politikës së Jashtme dhe prezantova rezolutën dhe nuk patëm asnjë lloj problemi. Keni vetëm frikë. Nga ju buron kjo lloj frike që nuk pranoni se ndaj gjakut tonë ka ndodhur genocid serb?