Një grup fëmijësh në Kuvend kanë ndërprerë debatet e zjarrta politike mes Ramës dhe opozitës.
Ndërkohë që Rama ndërpreu fjalën duke thënë se në sallë ishin fëmijët, Basha kërkon fjalën për procedurë nga Nikolla. Kjo ka shkaktuar reagimin e Ramës duke thënë “shih budallai, unë them presim se janë fëmijët, ky do fjalën”.
Rama nuk ka kursyer edhe batutat duke thënë “Atje në fund është xhaxhi vampiri, xhaxhi Luli e unë xhaxhi Rama, ja erdhi edhe gogoli (duke iu referuar Berishës)”.