Sali Berisha ka kërkuar sërish që të zaptojë foltoren e Kuvendit, ndërkohë që i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me fjalët ‘burracak dhe i pafytyrë’.
Berisha shkoi përballë kreut të qeverisë, ndërkohë që ndërhyri garda për të shuar përplasjen.
“Nuk ke turp. O i pafytyrë. O Burracak, i paerë, o i panderë. Të ka çmendur 7 Korriku”, tha Berisha duke iu drejtuar Ramës.