Parashikimi i motit për sot

1 Minuta Lexim

Dita e sotme pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshjet e shiut pritet të bëhën prezente në orët e para të mëngjesit fillimisht në jugperëndim e gradualisht do të shtriheh edhe në pjesën tjetër të vendit. Në mesditë reshjet fitojnë intensitet deri mesatar, të cilat hera-herës priten të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar më një valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta pritet që temperaturat të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat e mesditës, më konkretisht:

në zona malore 15 deri 25°C
në zona e ulëta 17 deri 30°C
në zona bregdetare 20 deri 30°C.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull