Rrihet kryebashkiaku socialist i Divjakës

1 Minuta Lexim

Kryebashkiaku Divjakës, Fredi Kokoneshi është dhunuar. Burime nga policia e Divjakës raportojnë se është bërë kallëzim nga vetë kryebashkiaku socialist.

Ai ka thënë në polici se është sharrë, ofenduar dhe goditur me shuplakë për shkak të detyrës që ushtron. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës. Materialet i janë referuar për vlerësim prokurorisë Lushnje.

Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim”- thuhet në njoftimnin e policisë për denoncimin e bërë nga kryebashkiaku i Divjakës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull