Shullazi nën masa të rrepta sigurie, nga spitali i burgut në qelitë e 41 bis

1 Minuta Lexim

Emiliano Shullazi është transferuar nga spitali i burgut ku pak ditë më parë kreu një ndërhyrje kirurgjikale, në qelitë e 41 bis, aty ku po kryen dhe dënimin e tij.

Lëvizja është kryer rreth orës 17:25 të së mërkurës në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, RENEA dhe Policisë së Shtetit. Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.

Shullazi ndodhej në spital që prej 18 marsit.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë urdhëroi rigjykimin e tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit me një trupë tjetër gjykuese për vijimin e qëndrimit të tij në regjimin 41 bis.

Shullazi është i dënuar me 14 vite burg për gjobvënie dhe grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që akuzohet nga SPAK dhe për përfshirjen në dy vrasje në vitin 2004-2005, atë të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull