Situatë e tensionuar në Kuvend: Berisha rrethohet nga garda në foltore, ndërpritet seanca

1 Minuta Lexim

Kërkesa e deputetes Elda Hoti për t’i lënë rradhën e saj të fjalës Sali Berishës ka sjellë debate në Kuvend. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga nënkryetarja Ermonela Felaj.

Besnikët e Berishës, si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi kërkuan që t’i jepej fjala Berishës pasi sipas tyre rregullorja e lejon që të marrë radhën e një deputeti tjetër. Por. Felaj tha se kjo nuk është në rregullore dhe në Kuvend filluan debatet.

REPLIKAT:

Felaj: Nuk mund ta këmbeni kohën vetëm me një deputet të grupit parlamentar.

Alibeaj: Hoti është pjesë e grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim.

Noka: Ti e ke aty njoftimin.

Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën.

Bylykbashi: Rregullorja parashikon ndërrimin e fjalës së deputetëve me marrëveshje.

Felaj: Koha e debatit është 4 orë. Secili grup ka kohën e tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull