Sulmi kibernetik, eksperti: Duhen mbi 200 mijë euro për tu realizuar, shumë i vështirë për tu zbuluar

1 Minuta Lexim

Gentian Progni, ekspert i IT, pohoi se sulmet kibernetike janë ndër sulmet më të vështira për t’u zbuluar.

“Sulmi DDOS, teknikisht është pothuajse e pamundur ta zbulosh, për shkak se ai që sulmon, komandon disa kompjuterë të virusuar nëpër botë që të bëjnë këtë sulm dhe asnjëherë IP e tij nuk është e zbuluar,” – u shpreh Progni.

Ai sqaroi se është e pamundur edhe për shtete të fuqishme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zbulohen të tilla sulme kibernetike, duke sjellë në vëmendje këtë sulmin ndaj faqes së Donald Trump, ku ishte i pamundur kthimi përsëri i faqës online dhe zbulimi i autorit.

Sipas tij ky sulm kibernetik ndaj shërbimeve online dhe sistemeve qeveritare jo vetëm është i mirëorganizuar, por dhe i mirë sponsorizuar.

“Mund të duhen dhe mbi 200 mijë euro që të realizohet një sulm i tillë,” – tha eksperti.

Dje Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull