Sulmi kibernetik në faqet qeveritare shkatërron të dhënat/ Hakerat kërkojnë 30 mln dollarë, ja mesazhet që u shfaqën në kompjuterët e AKSHI-t

2 Minuta Lexim

Sulmi kibernetik ndaj sistemit qeveritar online në vendin tonë ka hyrë në ditën e katër të saj duke bërë që shërbimet përmes portalit e-Albania të vazhdojnë të jenë të pezulluara.

Si ka ndodhur sulmi kibernetik

Sipas Top Channel në kompjuterët e selisë qendrore të akshit dhe e-Albania ka dalë një tabelë e cila pretendohet se është e hakerave.

Në të thuhet: “Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PS e prekur.

Më pas janë publikuar disa numra telefoni shqiptarë. Këta numra janë të krerëve të shtetit shqiptar dhe familjarëve të tyre dhe jo të hakerave. Në këtë mënyrë, mesazhi kërkon të japë një sinjal të qartë politik për qëndrimin e shtetit shqiptar.

Mesazhi mbyllet me një koment ku: “Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.

Burimet i thanë Top Channel se në një mesazh të dytë janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në Bitcoin. Hakerat kanë bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar me sistemet më të vështira për tu zbërthyer.

Ndërkohë, mësohet se dëmi që kanë shkaktuar është shumë i madh sepse virusi i përdorur fshin dokumentet në çdo institucion dhe numri i kompjuterë të prekur është shumë i madh.

Ndërkohë që ende nuk është e qartë se sa ditë apo sa muaj mungojnë në skedarët e back up të e-Albania. Virusi i përdorur përveçse bllokon të dhënat, i fshin ato, por edhe krijon një rrugë komunikimi mes kompjuterëve duke i dhënë mundësi hakerave që të kopjojnë çdo të dhënë por edhe ti fshijnë ato.

Hakerat ndërkohë janë njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe përdorin numra shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull