Tallavaja tmerron pushuesit në Dhërmi/ Shuperka letër ministrit Çuçi: Policia mbron shkelësit e ligjit!

3 Minuta Lexim

“Mos zbatimi i funksionimit te ketij ligji mendoj se krahas faktoreve të tjerë, po ndikon në zbrazjen nga turistet te plazhit të Dhërmiut.
Mbas ores 24.00 këtu është një tmerr i vërtetë…”, kjo  është thelbi i tekstletrës që eksperti i anti-duhanpirjes, Roland Shuperka. i ka dërguar ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i detyruar pasi e ka konsumuar pa sukses ankimin pranë degës së Policisë të Dhërmiut.

Drejtuar
Ministrit te Rendit
Zotit Bledi Çuçi
I nderuar Z. Minister !

Ligji per ndalimin e prishjes se qetësisë publike ne Dhërmi mbas orës 24.00 nuk funksionin,
me përjashtim të ditëve, kur këtu qëndron Kryeministri.

Mos zbatimi i funksionimit te ketij ligji mendoj se krahas faktoreve të tjerë, po ndikon në zbrazjen nga turistet te plazhit të Dhërmiut.
Mbas ores 24.00 këtu është një tmerr i vërtetë.

Ne datat 15-16 Korrik 2022, vetem une kam zhvilluar telefonata ankese mbas orës 24.00, afro 16 biseda, nga ora 01.15 deri ne oren 02.20 min. me punonjesin dezhurn te 129. Por edhe pushues të tjerë kane bërë te njëjtën gjë. Punonjesit dezhurn te sjellshëm por nuk te zgjidhin punë. Njoftojnë Himarën dhe ajo njofton postën e policisë Dhërmi. Përgjigja është: Nuk ka muzike te hapur në lokale. Për ironi të fatit muzika e zhurmëshme është më pak se 70 metra larg nga posta e policisë Dhërmi. Punonjësit e policisë te Dhërmiut janë po aq tē shqetësuar aq sa ne nga këto zhurma. POR, nuk e kuptoj se përse janë te “detyruar “, të vuajnë si ne?

Punonjesit e policise se poste kerkonin numrin tim te telefonit , se e kerkonin policet e postes Dhermi, gjoja per te pyetur se ku behet muzike.

Ky ishte nje veprim shumë shumë i padenjë per një punonjës policie, mbasi ata janë shumë mē afër se unë nga ambienti ku vijnë zhurmat.

Ju lutemi Z. Minister,

Nëse dhe ju nuk ndikoni per zbatimin e ligjit, na bëni me dije qe te ndëpresim pushimet.
Mendoj që përveç faktorëve të tjerë të boshatisjes së plazheve, është dhe moszbatimi i ligjit për ndalimin e muzikës mbas orës 24.00 ne biznese të “privilegjuara” nga funksionar të policisë së shtetit.

Ju faleminderit për mirekuptimin dhe me shpresë qe institucioni i juaj do ndikoj te zbatoj ligjin që ju personalisht e keni votuar ne parlament.

Unë personalisht e kam nje bindje përse nuk zbatohet.

Me respekt
Roland Shuperka

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull