Vizita e paplanifikuar në Japoni e Sekretarit amerikan të Shtetit

1 Minuta Lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë Tokio për një vizitë e paplanifikuar, t’i shprehur ngushëllime popullit japonez pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, thuhet në një kumtesë të Departamentit të Shtetit.

Gjithashtu është theksuar që Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë japonezë.

Blinken aktualisht gjendet në Bangkok në një turne në Azi, pasi mori pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm në Samitin e G20-ës.

“Raportet SHBA-Japoni janë themele të mira të stabilitetit në rajonin indo-paqësor, dhe kurrë nuk kanë qenë raportet më të mira sesa tani”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Kujtojmë që ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është plagosur me armë artizanale nga një burrë, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital – pavarësisht përpjekjeve  të mjekëve për ta shpëtuar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull