Sipërfaqe të mëdha toke janë përfshirë nga zjarret ditën e sotme në Zonën e Iteas në Greqi, në qytetin Amfisa.
Flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha me ullishte, disa prej të cilave u përkasin familjeve shqiptare.
Një hotel është përfshirë gjithashtu nga flakët, por fatmirësisht turistët kanë mundur të largohen nga vatra pa pësuar dëme.
Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa situate po përkeqësohet për shkak të erërave.