Kryeministri Edi Rama ka reaguar për unifikimin e abetares mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një postim në Facebook, Rama thotë se kjo është një krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të dy vendeve, për të gjithë fëmijët shqiptarë kudo ndodhen.
“GËZUAR ABETAREN E PARË TË UNIFIKUAR, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të ShqipërisëdheKosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen”, shkruan Rama.
Pak më parë ministrja Evis Kushi ka ndarë disa foto nga trajnimi me mësuesit për Abetaren dhe uron punë të mbarë për të gjithë arsimtarët.
Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është dakordësim i qeverive shqiptare të të dy shteteve, e cila tshmë ka fillluar që të shpërndahet në disa qytete të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe vende të tjera ku ka shqiptarë.