Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të marte në aksin Kardhiq-Sarandë.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa raportohet se ka dy persona të plagosur.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, po heton rrethanat e mundshme të aksidentit.
Pritet që blutë e Sarandës të dalin me një informacion paraprak për aksidentin