Analiza e CNN: ‘Stuhi’ e jashtëzakonshme politike pas kontrollit të FBI-së në rezidencën e Donald Trump në Florida

6 Minuta Lexim

Kontrolli i FBI- së në rezidencën e Donald Trump në Florida është një zhvillim i jashtëzakonshëm, historik duke pasur parasysh se ai mësyu në banesën e një ish-President të Shteteve të Bashkuara dhe shkaktoi një zhurmë politike që ai mund të përdorë për të nxitur rikandidimin e mundshëm për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Në të kaluarën, hetimet politike që kanë kërcënuar Trumpin vetëm sa kanë rritur superfuqinë e tij ndaj mbështetësve.

Por agjentët federalë të hënën vepruan sipas një urdhër-kontrolli të miratuar nga gjykata, i cili sugjeron se ata kishin arsye të mundshme për të besuar se një krim ishte kryer.

Ata u përqëndruan në zyrat dhe ambientet personale të Trump në rezidencën e tij dimërore Mar-a-Lago ndërsa ish-presidenti ndodhej në Nju Jork.

Kërkimi i së hënës lidhej me keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve presidenciale, potencialisht disa që ishin të klasifikuara, që mund të ishin dërguar në shtëpinë e Trump – subjekt i një prej dy hetimeve të Departamentit të Drejtësisë në lidhje me ish-Presidentin.

Ky lajm ishte një nga kthesat më tronditëse në historinë e Trump, i cili u akuzua dy herë, se nxiti trazirat në Kapitol në përpjekje për të përmbysur rezultatin në zgjedhjet e vitit 2020 dhe se vazhdimisht ka vepruar në kundërshtim me rregullat e zyrës që drejtont apo demokracisë gjatë mandatit të tij të vetëm, si asnjë president tjetër.

Ai rrezikoi të injektonte ‘toksina’ të reja në jetën politike të një kombi që është i ndarë pa shpresë – me miliona mbështetës të Trump që tashmë besojnë gënjeshtrat e tij se zgjedhjet e vitit 2020 ia kishin vjedhur – dhe se për shumë çështje nuk ka më një kuptim të përbashkët të vetë së vërtetës.

Lajmi vjen gjithashtu ne nje kohe kur ish-Presidenti po tenton të nisë një fushatë për rikadidimin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, të rrënjosur në pretendimet e tij të rreme për mashtrim zgjedhor, për të cilin retorika e tij autoritare sugjeron se do të paraqiste një sfidë të thellë për demokracinë.

Kjo fushatë e afërt ka të ngjarë të ushqehet me “karburantin” e sulmeve politike të një perceptimi midis mbështetësve të Trump – të cilin ai vetë e krijoi në deklaratën e tij që njoftonte se FBI po bastiste shtëpinë e tij të hënën, se ate po e persekutojne padrejtësisht.

Trump shpejtoi të bënte një “spin” politik mbi kontrollin e FBI, duke pretenduar se “shtëpia e tij e bukur” ishte “nën rrethim, bastisje dhe okupim”, ndërsa u ankua se ai ishte viktimë e “armatizimit të sistemit të drejtësisë” nga demokratët që donin të ndalonin atë të bëhej president pas zgjedhjeve të vitit 2024.

Deklarata e tij përmbante të njëjtën gjuhë shpërthyese dhe ndjenjën e ankesës që motivoi disa nga mbështetësit e tij për dhunë në Uashington më 6 janar 2021.

“Një sulm i tillë mund të ndodhte vetëm në vende të shkatërruara, të botës së tretë. Fatkeqësisht, Amerika është bërë tani një nga ato vende, të korruptuara në një nivel të paparë më parë. Ata hynë edhe në kasafortën time!” tha Trump.

Ai nuk përmendte se kontrolli bëhej në bazë të një urdhri të autorizuar ligjërisht.
Në një farë mënyre, deklarata e tij, në vetvete, lexohej si hapja e një fushate të re presidenciale të ndërtuar rreth një narrative persekutimi nga forcat e shtetit.

Reagimet e menjëhershme në mbështetje të ish-Presidentit, më shumë dëshmi për fuqinë e tij të qëndrueshme brenda Partisë Republikane, ishin gjithashtu një shenjë e hershme sesi ky hetim do të përballet me presione ekstreme politike.

Këto përgjigje mund të tregojnë gjithashtu se fushata e mundshme e ish-Presidentit për vitin 2024 mund të përfitojë nga efekti grumbullues i një hetimi qeveritar që ai mund ta portretizojë si të politizuar dhe të padrejtë — dhe se rivalët e mundshëm të tij mund të kenë pak mundësi përveçse të grumbullohen.

Por madhësia e ngjarjeve të së hënës nuk duhet nënvlerësuar, edhe pse pyetja nëse ish-Presidenti ishte në rrezik real për t’u akuzuar për një krim, (që do të ishte një hap mahnitës, historik) nuk ishte menjëherë e qartë të hënën mbrëma.

Përmasat e sakta të urdhrit të kërkimit nuk ishin gjithashtu të disponueshme.

Presidentët kanë kapacitetin për të deklasifikuar informacione të ndjeshme dhe nuk ishte e qartë nëse Trump mund të kishte ndërmarrë hapa të tillë me materialin e marrë nga FBI.

Megjithatë, ish-presidentët nuk kanë kompetenca të tilla.

CNN raportoi se disa kuti u morën nga FBI pas kontrollit të hënën.

Dhe avokatja e Trump, Christina Bobb, tha se byroja sekuestroi “letra” pas asaj që ajo tha se ishte “një bastisje e paparalajmëruar”./ CNN

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull