CIA “zbarkon” në Elbasan? Zbardhen detajet e misionit të tre agjentëve

3 Minuta Lexim

Arrestimi dy rusëve dhe një ukrainasi  javën e shkuar në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, ka ngjallur interes  dhe tek shërbimet inteligjente partnere me Shqipërinë

Nga një burim diplomatik Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se gjatë javës të ardhshme pritet të mbërrin në vendin tonë tre agjentë special, të një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë.

“Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse” tha i  njëjti burim për Top Channel në kushtet e anonimatit.

Krahas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov për këtë shërbim inteligjent të vendit mik me Shqipërinë,  ka një interes të posaçëm ndaj Mikhail Zorin i lindur në Moskë por student në një vend të BE.

Top Channel mëson se Mikhail Zorin jetonte në Pragë ku ndiqte studimet për Kimi.

Treshja e inteligjencës të vendit mik krahas analizimit të provave të mbledhura deri më tani,  do të synojë të zbulojë detaje të tjera për studentin rus të kimisë Mikhail Zorin.

Detaje te reja. Çfarë iu gjetën tre rusëve që u lanë me masë arresti në burg?

Sakaq Top Channel mëson se grupi i gjerë i hetimit nën udhëheqjen e prokurorit Kreshnik Ajazi,  kanë përftuar detaje të shumta me interes për këtë investigim,  për të provuar se kemi të bëjmë me të dërguar për qëllime spiunazhi nga Rusia në vendin tonë.

Në telefonat e të arrestuarve është gjetur një skicë me shkrim dore e detajuar e hyrjeve dhe vendqëndrimeve të rojeve,  në ish fabrikën ushtarake të Gramshit.

Kjo skicë është dërguar përmes aplikacionit Telegram në një numër me prefix rus.

Të tre rusëve i janë gjetur edhe një shumë monetare e konsiderueshme prej 6.000 dollarësh amerikan.

Grupi hetimin beson se kjo shumë e konsiderueshme parash mund të përdorej prej tyre në të paguarin e bashkëpunëtorëve shqiptarë.

Prandaj një prej pistave ku po hetohet,  është edhe evidentimi nëse kanë pasur bashkëpunëtor shqiptarë.

Prokurorët, Drejtoria e Antiterrorist dhe SHISH po analizojnë me kujdes përpjekjen e sponsorizuar nga Rusia,  javën e shkuar, ku u tentua ofrimi për tu intervistuar nga media shqiptare të miqve të Svetlana Timofeeva dhe babait të Mikhail Zorin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull